Ballina Sport “Nuk largohet trajneri se nuk të plotëson dëshirat“, reagimi i ish-ëve bardheblu:...

“Nuk largohet trajneri se nuk të plotëson dëshirat“, reagimi i ish-ëve bardheblu: Nuk më djeg për Nevilin, por…

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ngjarja e ndodhur te Tirana ka marrë vëmendjen kryesorë gjatë kësaj jave. Largimi i papritur i trajnerit Nevil Dede vetëm 15 minuta përpara ndeshjes me Laçin shënoi një rast të paprecedentë, që ka hapur një diskutim të gjerë në opinionin sportiv.

Në një intervistë me gazetarin Altin Sulçe në emisionin “Sport Magazine”, kanë folur dy ish-lojtarë bardheblu, Rezart Dabulla dhe Sokol Bulku.

“Është vërtetë një situatë e pazakontë. Hera e parë, me sa mbaj mend unë, që një trajner largohet 15 minuta para ndeshjes. Një situatë kaotike. Nuk di çfarë emri ti vë. Jemi kthyer në një klub jo aty ku na takon. Me këto veprime i prish punë edhe klubit, sidomos në imazhin e vetë. Tirana do ta vuajë këtë largim të trajnerit. Do vuajë jo vetëm personi largoi nga drejtimi, por edhe mënyrën se si e largoi. Ka takt dhe kohë të duhur kur ndërhyn.

Nuk mund të ndërhysh para se të fillojë ndeshja. Nuk mund të largosh një trajner përpara se të fillojë ndeshja se nuk të pranon ty një kërkesë apo një dëshirë. Në fund vendos trajneri në fushë. Nuk më djeg shumë për Nevilin, pavarësisht se e kam mik, por më djeg për klubin. Do jetë shumë e vështirë për dikë tjetër që do vijë. Nëse Tirana ka këto pikë, është meritë e Nevilit. Nëse do të ishte dikush tjetër Tirana nuk do i kishte këto pikë”, do të shprehej Rezart Dabulla.

Gjithashtu gjatë bashkëbisedimit ka dhënë mendimin e tij edhe ish-mesfushori Bulku, i cili mban qendrim kundër mënyrës se si vepruan te Tirana me largimin e Dedes. “Këtu kemi një përplasje të dy institucioneve, të klubit dhe të trajnerit. Deklaratat e klubit nuk janë shumë të sinqerta.

Nuk flas për presidentin, flas për të gjitha strukturat që përbëjnë klubin. Di që drejtori sportiv ka nxjerrë 12 lojtarë në fushë për të bërë nxehjen, ndërsa trajneri ka nxjerrë 11. Unë e di që në fushë dalin 12 lojtarë. Nuk mund të ndërhysh ditën e ndeshjes. Presidenti nuk duhej të përfshihej fare. Drejtori sportiv duhet të mbante përgjegjësi”, ka thënë Sokol Bulku.

---- ----
----
----- ----
-----