Ballina Showbiz Nuk kanë të ndalur sukseset e Dua Lipës, këngëtarja rënditet e para...

Nuk kanë të ndalur sukseset e Dua Lipës, këngëtarja rënditet e para në… (FOTO)

33
SHPËRNDAJE

Edhe pse në periudhë izolimi, Dua Lipa, është duke kaluar momentet më të bukura në jetën e saj, si pasojë e sukseseve në karrierë.

Albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm që i ka ofruar këngëtares shqiptares ndër të tjera edhe shumë miliona euro.

“Don’t start now”, është kënga e pare e albumit, e cila është publikuar në tetor të vitit të kaluar. Ajo ka qëndruar për javë me radhë në top listat ndërkombëtare.

Ndërsa së fundmi, Dua ka arritur të renditet e para në “Spotify”. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka lënë pas emra të njohur në të gjithë botën.