Ballina Lajme nacionale “Nuk kam tradhtuar as kur më kanë…”, ish-ministri Veliu i përgjigjet ashpër...

“Nuk kam tradhtuar as kur më kanë…”, ish-ministri Veliu i përgjigjet ashpër Albin Kurtit

78
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ish-ministri Agim Veliu, i cili u shkarkua dje, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili mbrëmë e quajti tradhtar dy herë kur foli për arsyet që çuan në shkarkimin e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veliu ka thënë se Kurti ka tradhtuar dhe po tradhton Kosovën dhe ka sabotuar e po saboton Kosovën dhe qytetarët e saj. Ai shtoi se ai dhe LDK-ja nuk kanë tradhtuar as kur i kanë gjuajtur për t’i vrarë.

----

Sipas Veliut, me shkarkimin e tij Kurti provokoi prishjen e koalicionit me LDK-në për shkak se prishi raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën perëndimore.

“Këtë e bëri sepse e kishte paralajmërimin e qartë të LDK-së se nuk do ta lejonte prishjen e raporteve të Kosovës me Shtetete e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët natyrorë të saj.

Dhe kishte ditën e premte, si afatin e fundit për të reflektuar në këtë drejtim, për ta hequr menjëherë dhe pa kushte tarifën. Për t’ia hequr Amerikës barrën ndërkombëtare që shteti i sponsoruar prej saj nuk është i denjë për respektimin e rregullave të ekonomisë e demokracisë perëndimore”, ka shkruar Veliu.

----- ----