Ballina Lajme nacionale Nuk kalon asnjë projektligj në mungesë të kuorumit

Nuk kalon asnjë projektligj në mungesë të kuorumit

13
SHPËRNDAJE

Në mungesë të kuorumit, nuk kalon asnjë projektligj në seancën e Kuvendit.

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës e cila është duke shqyrtuar me pikat e mbetura nga seanca e kaluar.

Edhe pse seanca nuk e ka kuorumin e nevojshëm të deputetëve për t’i votuar Projektligjet, zëvendës kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti, deri më tash ka futur në votim mbi 12 pika të rendit të ditës, të cilat nuk kanë kaluar.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se kjo seancë është hapur pa kuorumin e deputetëve.

“E keni hapur këtë seancë pa kuorum. Në çfarë gjendje e keni sjellë Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, Haliti reagoi duke thënë se kuorumi në seancë është mirëpo deputetët nuk janë duke votuar.

Ndryshe, në rendin e ditës janë paraparë rreth 35 pika mbi të cilat do të diskutohet dhe kërkohet vota e ligjvënësve kosovarë.

Rendi i ditës

Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:

Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 7 mars 2019:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave,

Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,

Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur me 30 janar 2019:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 shkurt 2019:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.

Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 12 mars 2019:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 13 mars 2019:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

VII. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 28 mars 2019:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore.

VIII. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 11 prill 2019:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 12 prill 2019:

Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.

-----