Ballina Lajme Bota/Rajoni Nuk ka më luftime në Siri, Putin dhe Erdogan marrin një vendim...

Nuk ka më luftime në Siri, Putin dhe Erdogan marrin një vendim me rëndësi

49
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord për të pushuar luftimet në provincën e Idlibit në Siri, marrëveshje që do të hyjë në fuqi duke filluar nga data 6 mars në ora 00:01.

“Protokolli Shtesë i Marrëveshjes për Stabilizimin e Situatës në Zonën e De-eskealimit në Idlib” u lexua nga ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Rusisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sergey Lavrov, pas konferencës së përbashkët të liderëve të dy vendeve, Recep Tayyip Erdoğan dhe Vladimir Putin, në Moskë, raporton Anadolu Agency.

Sipas marrëveshjes së re, dy vendet riafirmuan angazhimet e forta për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë, bazuar edhe në marrëveshjen e 4 majit të vitit 2017 për Formimin e Zonave të Deeskalimit në Siri dhe atë të 17 shtatorit të vitit 2018 për Stabilizimin e Situatës në Zonën e Deeskalimit në Idlib.

Palët kanë përsëritur vendosmërinë për të luftuar të gjitha manifestimet e terrorizmit dhe për të eliminuar të gjitha grupet që cilësohen si terroriste nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, duke theksuar se sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë.

Dy vendet po ashtu kanë nënvizuar se zgjidhja për krizën në Siri nuk mund të jetë ushtarake dhe se ajo mund të marrë fund vetëm nën kryesimin e sirianëve, me lehtësim të OKB-së dhe në përputhje me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

---- ----
----
-----
-----