Ballina Lajme nacionale Nuk ka më kolona të gjata, zvogëlohen pritjet në kufi

Nuk ka më kolona të gjata, zvogëlohen pritjet në kufi

10
SHPËRNDAJE

Më në fund janë zvogëluar pritjet në pikat kufitate.

Për dallim nga tre javë më parë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë më të vogla, ngase ata po kthehen në vendet ku jetojnë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku njofton gjatë gjithë kohës bashkëatdhetarët për gjendjen në kufijtë, deri në orën 17:00 nuk ka pasur pritje të mëdha.

Më e ngarkuar mbetet Merdarja në dalje, deri në dy orë e gjysmë pritje, deri sa hyrjet dhe daljet në pikat e tjera janë 5 -10 minuta.

-----