Ballina Sport Nuk ka marrëveshje, Liga e Futbollit vijon bojkotin e kampionatit

Nuk ka marrëveshje, Liga e Futbollit vijon bojkotin e kampionatit

10
SHPËRNDAJE

Kampionati i Kategorisë Superiore duhet të kishte nisur më 12 shtator, por klubet e organizuara në Ligën Profesioniste të Futbollit menduan se kishte ardhur koha që qeveria të plotësonte disa kërkesa për ta, në mënyrë që të vijojnë garën.

Pas gati dy muajsh, palët nisën të bisedonin dhe kanë marrë një premtim për zgjidhje. Në këto kushte, klubet e Superiores ishin të detyruar të mblidheshin sot dhe të merrnin një vendim për kampionatin.

Pas mbledhjes së Ligës nuk u mor asnjë vendim, teksa klubet ditën e enjte presin një përgjigje nga Ministria e Financave.

Presidentët e dhjetë klubeve të Superiores kanë lënë për ditën e premte takimin e radhës, aty ku do të mësohet më shumë nëse do të rikthehet futbollit apo do të vazhdojë bojkoti.

-----