Ballina Lajme nacionale Nuk janë më deputet, por i kanë të garantuara 12 paga mujore...

Nuk janë më deputet, por i kanë të garantuara 12 paga mujore nga 1.400 euro

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Deputetët e Kosovës i kanë të garantuara 12 paga mujore nga 1.400 euro.

Që nga 22 gushti, seancat e Kuvendit të Kosovës do të pushojnë deri pas zgjedhjeve të tetorit. Megjithatë deputetët do të vazhdojnë të paguhen nga buxheti i shtetit me afro 1,400 euro në muaj.

Ligji për përgjegjësinë dhe privilegjin e deputetëve parasheh që deputetët pas përfundimit të mandatit ta marrin pagën për një vit, shkruan Indeksonline.

Do të thotë edhe nëse nuk arrijnë të zgjidhen për mandatin e ardhshëm dhe edhe nëse nuk gëzojnë mjete të tjera financiare nga buxheti i shtetit, ata përfitojnë prej pagës bazë të deputetit për 1 vit.

Ndërsa, sa i përket kryetarit të Kuvendit, nëse nuk rizgjidhet më për këtë post, ai do vazhdoj të marr 70 përqindëshin e pagës bazë të kryetari për gjithë jetën.

---- ----
----
----- ----
-----