Ballina Sport “Nuk guxon të shkelësh në Shkodër se të hedhin nga Ura e...

“Nuk guxon të shkelësh në Shkodër se të hedhin nga Ura e Bunës”, Astrit Hafizi përplaset me Refik Halilin: Ti nuk e do Tiranën, e ke bërë pronën tënde

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Astrit Hafizi është përplasur ashpër me Refik Halilin, për deklaratën e këtij të fundit, i cili u shpreh se ish-trajneri i Kombëtares nuk mund të shkelë në Shkodër, pasi e hedhin nga Ura e Bunës.

Hafizi nuk është kursyer aspak ndaj kreut të klubit bardheblu duke e kritikuar për mënyrën se si foli për të birin, Grent Halili.
Në panelin e emisionit “Gol pas Goli”, analisti i futbollit shqiptar u shpreh:

“Mënyra e të folurit të Halilit tregon se çfarë diference kam unë me të. Kush jam unë në Shkodër dhe kush është ai për Tiranën, e tregojnë faktet. Askush s’e jep realitetin si duhet. Edhe nëse mendon se është marrë për gojë familja e tij, ky është ndryshimi që kam unë me të. Nëse do të vazhdosh kështu, e ke marrë në qafë djalin tënd.

Ti je gangrena e klubit. Ti s’e kupton futbollin sepse nuk vjen nga kjo fushë. Kush jam unë në Shkodër dhe kush je ti te Tirana, e kanë vlerësuar të gjithë. Kaq ke, nuk ke më tepër. Ti nuk e do Tiranën, ti e ke bërë pronën tënde”.

---- ----
----
----- ----
-----