Ballina Lajme Bota/Rajoni “Nuk flas dot tani…”, Donald Trump thotë se e di të vërtetën...

“Nuk flas dot tani…”, Donald Trump thotë se e di të vërtetën për Kim Jong Un

47
SHPËRNDAJE

Në javën që lamë pas ka patur mjaft spekulime për gjendjen e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, me disa media që kanë raportuar madje se ai ka vdekur.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë ide, presidenti amerikan Donald Trump i nxiti më tej spekulimet duke thënë se ai kishte një ide për gjendjen e tij, por nuk mund të fliste për momentin për këtë.

“Unë nuk mund t’ju them saktësisht. Po, unë kam një ide shumë të mirë, por nuk mund të flas për këtë tani”– tha Trump të hënën kur u pyet për shëndetin e Kim, citon Politico.eu.

“Unë thjesht i uroj atij shëndet”– shtoi presidenti amerikan. “Shpresoj që ai të jetë mirë. Unë e di se si është ai, flas relativisht.”

Thashethemet për vdekjen e Kim kanë qarkulluar në perëndim për më shumë se një javë, pasi një numër i mediave kryesore amerikane cituan raporte të pakonfirmuara të Koresë së Jugut se udhëheqësi 30-vjeçar i Koresë së Veriut mund të ketë vdekur nga komplikimet e koronavirusit ose për shkak të një operacioni në zemër.

Raporti është mohuar nga autoritetet e Koresë së Jugut dhe ato kineze, ndërsa Pyongyang ka vazhduar sikur gjithçka është normale pa zbuluar asnjë informacion.

Vetë Trump ka qenë skeptik ndaj raporteve, duke thënë se javën e kaluar se “Kur CNN del me një raport” ai nuk i beson.

Por më pas hodhi poshtë një raport të Koresë së Veriut, se Kim kishte bërë një deklaratë para punëtorëve në qytetin turistik bregdetar të Wonsan të shtunën. Trump beson se kjo nuk është e vërtetë.

“Unë nuk mendoj kështu. Askush nuk e ka parë atë. Ai nuk dha një deklaratë. Ai nuk tha asgjë të shtunën e kaluar. Askush nuk e di se ku është, kështu që padyshim që ai nuk mund ta thoshte atë. “– tha Trump.

Trump u kujtoi gazetarëve se SHBA-të do të ishin në luftë me Korenë e Veriut, nëse ai nuk do të zgjidhej president në vitin 2016. Në vitin 2018, Trump u bë presidenti i parë amerikan që takohej drejtpërdrejt me një udhëheqës të Koresë së Veriut.

-----