Ballina LifeBizare Nuk është Zvicër por Kosovë/Pamje që të kënaqin syrin (FOTO)

Nuk është Zvicër por Kosovë/Pamje që të kënaqin syrin (FOTO)

105
SHPËRNDAJE

Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Shqiponjë, në komunën e Gjakovës, po mahnitë të gjithë me rregullimin dhe mirëmbajtjen.

Ajo çka ka tërhequr më shumë vëmendjen është oborri i shkollës i cili është i gjithi në gjelbërim dhe me lule.

Kjo pamje fantastike e kësaj shkolle po bën që kjo shkollë të cilësohet më e mira në Kosovë, e madje të krahasohet edhe me shkollat zvicerane. Por, lëvdata të shumtë kanë marr edhe nxënësit e kësaj shkollë për kujdesin e treguar ndaj mirëmbajtjes së ambientit ku shkollohen. Në oborrin e shkollës janë vendosur edhe thënie të ndryshme për ambientin, si mesazh për fëmijët që ambienti duhet të ruhet e mbrohet.