

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”.
Pyetjet kanë qenë të shumta dhe fansat janë shumë kuriozë që të dinë detaje të ndryshme rreth jetës së saj private.
Madje dikush e ka pyetur Arminën që të përshkruaj se si “është burri ideal” për të. Duke mos përmenduar partnerin e saj, Shkëlzen Berishën, blogerja përgjigjet: “Antonio te filmi Original Sin”.
“Një burrë që të dashuron pavarësisht çfarë, është gjithmonë aty për ty dhe e tregon duke sakrifikuar për ty. Një burrë që e di se çfarë dëshiron dhe nuk luan përreth si një budalla”, përgjigjet Mevlani.