Ballina Lajme nacionale Nuk është montazh, kjo rrugë ndodhet në një shtet të Ballkanit

Nuk është montazh, kjo rrugë ndodhet në një shtet të Ballkanit

195
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kjo rrugë që shihni në foto ndodhet në Kroaci. Bëhet fjalë për aksin Vukovar-Ilok, i cili është riparuar aq herë sa është e pamundur të gjesh një pjesë të asfaltit fillestar.

Rasti ka marrë vëmendjen vendase dhe ka tejkaluar kufijtë. Në pamje të parë duket sikur bëhet fjalë për montazh, por ata që e vuajnë çdo ditë gjendjen e rrugës janë banorët e kësaj zone të shtetit kroat.

Seksioni i diskutueshëm i Rrugës së Shtetit D2 është në një gjendje katastrofike për shkak të trafikut të madh dhe nuk është mirëmbajtur.

Mediat kroate raportojnë se ky aks nuk është ndërtuar për trafik mallrash, por përkundër kësaj, më shumë se 160,000 kamionë kalojnë nëpër të çdo vit, shumë prej të  cilave lëvizin më shpejt tej normave. g.v/abcnews.al

 

The post Nuk është montazh, kjo rrugë ndodhet në një shtet të Ballkanit appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----