Ballina Showbiz Nuk është me Ramushin, ja më kënd po i kalon pushimet Anita

Nuk është me Ramushin, ja më kënd po i kalon pushimet Anita

82
SHPËRNDAJE

Temperaturat e larta kanë kapluar vendin tonë.

Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Anita Muçaj-Haradinaj në këto ditë të nxehta të qershorit ka shkuar në pushime.

Moderatorja e njohur, e cila është edhe bashkëshortja e kryeministrit të vendit është duke pushuar në bregdetin shqiptar, shkruan rtv21.tv

Ajo ka shkuar në pushime me motrën dhe babain e saj. Kjo shihet nga disa imazhe që Anita i ka ndarë për ndjekësit e saj në rrjete sociale, nga të cilat kuptohet se ata po pushojnë në Golem.

Nga fotografitë e publikuara shihet Anita së bashku me babain, motrën Lolën dhe disa djemë, në mesin e të cilëve shihet edhe djali i kryeministrit.

Anita Muçaj-Haradinaj me kryeministrin Ramush Haradinajn është e martuar prej vitesh dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë

-----