Ballina Lajme nacionale Nuk e pret Parisin, Thaҫi shkon në këtë vend për të biseduar...

Nuk e pret Parisin, Thaҫi shkon në këtë vend për të biseduar me Vuçiqin

56
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi duket se nuk e ka ndërmend ta pres takimin e Parisit për të biseduar me Vuҫiqin.

Zyra e Presidentit të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Presidenti Thaçi nesër udhëton për Sllovaki, ku do të merr pjesë në Forumin e Bratisllavës.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”.

Në këtë konferencë Thaçi do të merr pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë panel do të jetë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Konferenca mbahet me datë 6,7 dhe 8 qershor ndërsa, sipas mediave sllovake, aty marrin pjesë mijëra figura nga mbi 60 shteteve.

-----