Ballina Sport “Nuk e mendoja kurrë se do të…”/ Luftëtari shqiptar i MMA zbulon...

“Nuk e mendoja kurrë se do të…”/ Luftëtari shqiptar i MMA zbulon si u prek nga Covid-19 (FOTO)

50
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Koronavirusi nuk pyet për fizikun që kanë personat për t’i infektuar ato. Këta e kanë vërtetuar më së miri të prekurit me Covid-19 si futbollistë, sportistë dhe boksierë, pavarësisht se trupi i tyre ka një rezistencë më të madhe për shkak të aktivitetit që bëjnë.

Së fundmi edhe luftëtari shqiptar i MMA Denis Buzukja, ka deklaruar se është prekur nga Covid-19. Buzukja ka deklaruar me anë të një postimi në Facebook se virus i ka dhënë simptoma të rënda sa që u detyrua të përdorte edhe pompë oksigjeni. Ai e ka zbuluar se kishte kaluar koronavirusin falë testimit të shpejtë që bëhet për antitrupat.

----

“Isha shumë sëmurë në janar dhe zakonisht nuk sëmurem kollaj. Gjithçka ndodhi përpara garës për titull dhe mbaj mend që kam ndenjur në shtrat për katër ditë. Nuk mund të haja shumë, pasi më kishte ikur dhe shqisa e shijimit. Më dukej sikur fusja baltë në gojë. Megjithatë më duhej të kthehesha në stërvitje, pasi më priste një ndeshje shumë e rëndësishme. Nuk më kishte ndodhur kurrë që mbas stërvitjes të isha aq i lodhur dhe të mos kisha fuqi. Arrita deri aty sa kisha nevojë për një pompë oksigjeni sepse nuk mund të merrja frymë thellë.

Duke mos e ditur për Covid-19, mendova se ishte nga sistemi imunitar i dobët. Më pas kur bëra testin e antitrupave, rezultoi që kisha qenë më parë pozitiv me Coronavirus dhe tashmë e kam kaluar. Gjëja më e mirë është të bëjmë të gjithë testin që bëra unë, sidomos ato që kanë qenë të sëmurë që para karantinës. Nuk e mendoja kurrë se do të sëmuresha ashtu. Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe shpresoj që të jeni mirë. Ne jemi New Yorku,”-shkruan Buzukja në “Facebook”.

----- ----