Ballina Showbiz Nuk e kishte treguar asnjëherë/Aurela Gaçe rrëfen periudhën e vështirë të karantinës...

Nuk e kishte treguar asnjëherë/Aurela Gaçe rrëfen periudhën e vështirë të karantinës së saj 6-mujore (FOTO)

70
SHPËRNDAJE

Pas mbërritjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me grupin e saj të punës, këngëtarja e dashur për publikun, Aurela Gaçe, njoftoi në profilin e saj në “Instagram” se do të izolohej 14 ditë për të mirën e fëmijëve dhe familjarëve të saj.

Madje Aurela tregoi se edhe do t’i nënshtrohej kontrolleve për Covid-19. “Kjo bëhet sepse ne duam fëmijët e prindërit tanë, sigurisht edhe veten. Do t’ia dalim”, shkruante Aurela ndër të tjera në njoftim.

Por duket se kjo nuk ka qenë e vetmja periudhë e vështirë që i është dashur Gaçes të kalojë. Teksa i gjithë vendi është në izolim, këngëtarja ka kujtuar kohën kur i është dashur të izolohet gjatë shtatzënisë së dytë.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Aurela ka zbuluar se ka qëndruar në karantinë për 6 muaj me radhë, për të sjellë në jetë shëndoshë e mirë vajzën e saj të dytë.

Këngëtarja e njohur ka prekur një temë për të cilën s’kishte folur më herët dhe ka ndarë disa foto të papublikuara më parë.

“Mbasnekohe#Nuk kam publikuar asnjehere foto nga “ditet e karantines time ” qe zgjati 6muaj e gjysem ,gjate kohes qe prisja vajzen e dyte.

Fotoja e pare eshte gjate kohes kur numeroja javet e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket qe te arrinim te preknim muajin e 9 . Periudha me vigona neper duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qendroja….por ,periudha perpara ishte gjithashtu shume e veshtire. Mjeket me dhane urdher te qendroja ne shtrat ne menyre absolute qysh kur zbuluam shtatezanine . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo nje jave, jo nje muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, keshtu qe isha e detyruar per shendetin e jeten e asaj krijese qe po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte te flinte me mua ,ta merrja ne krahe,te luanim sic ishim mesuar te benim cdo dite. Une sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre ne krahe, ose pa dashje ti mund te godasesh barkun nese fle me mamin, atehere do lendojme motren ose vellane “-i thosha” . Ajo mundohej te kuptonte, packa se ishte vetem 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku packa se nuk e shikonte, e dinte se po vinte nje jetè e re. Ishte periudhe shume e veshtire per te gjithe ne.

Ne foton e dyte, ishte momenti qe do te shkonte me gjyshen e saj ne plazh ne javet e verës, e une s’mundesha te isha me te as per ta percjelle tek dera, e as ta puthja e ta perqafoja per jave te tera….nderkohe qe mami im ishte ne sherbimin tim gjithe kohes.

Gjate kohes se rrezikut, arrita vetem per 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj sic e shikoni ne spital.

Ne ate kohe, as nuk postoja gje, as i tregoja keto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete “karantinim” ishte vetem e vetem per jeten e re qe po vinte ne familjen tone. Ju sot, mund te luani brenda shtepise, te gatuani, kerceni etj etj, por ka gra, te cilat s’kane mundur edhe per 9 muaj te bejne asgjeeee nga keto, ne emër te “JETËS” .

E nderkohe qe ju vazhdoni ti perqafoni femijet, une e gjithe grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi femijeve tane, akoma edhe 10 dite,pasi jemi veteizoluar per shkak se kemi qene ne udhetim.😭 Prandaj, durim o miq, ne emer te “JETËS” !”- janë fjalët e saj në postim, të cilat japin një mesazh të fuqishëm për këdo që po qëndron i izoluar në këtë periudhë të vështirë.

-----