Ballina Showbiz Nuk e fitoi vendin e parë, më në fund vjen reagimi i...

Nuk e fitoi vendin e parë, më në fund vjen reagimi i Elvana Gjatës

24
SHPËRNDAJE

Elvana Gjata nuk ka arritur ta fitojë vendin e parë në ‘Festivalin e Këngës’.

Pas një dite me polemika të shumta ka reaguar Elvana Gjata.

Të dielen në Pallatin e Kongreseve u mbajt nata finale e ‘Festivalit të këngës’ ku në një garë të ngushtë tirumfuese doli Arilena Ara me këngën ‘Shaj’ duke lënë pas njërën nga favoritet e këtij festivali Elvana Gjatën.

Sot, pas publikimit të listës së votimeve, pikët që juria shqiptare Rita Petro dhe Mikale Minga i kishin dhënë këngëtares Elvana Gjata nxitën debate në media dhe publik, dyshja kishin vlerësuar me pikë minimale këngën më të dëgjuar të këtij festivali.

Pas një dite gjatë me polemika të shumta, ka reaguar së fundmi edhe vet këngëtarja e cila me një shpirt artisteje i uron suksese Arilenës në ‘Eurovizion’ dhe i tregon se nuk e mban atë fajtore për gjithë këtë rëmujë, shkruan lajmi.

Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…

Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe ‘Me tana’ doli!

I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!

Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi,me apo pa porosi!

Flm jurise europiane per vleresimin maximal, U gezova shume!
Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!

Pranojeni jeten ME TANA

Gezojeni jeten ME TANA

Mezi pres projektet e reja” kishte shkruar Elvana.

-----