Ballina Lajme Bota/Rajoni Nuk durojnë “shtetrrethimin nga virusi”, nisin arratisjet nga zonat e kuqe në...

Nuk durojnë “shtetrrethimin nga virusi”, nisin arratisjet nga zonat e kuqe në Itali

9
SHPËRNDAJE

Në Itali, u morën masa të ashpra për frenimin e koronavirusit, të cilat shkuan deri në izolimin e plotë të zonavë të rrezikshme, siç ishte qyteti i Codognos. Por një pjesë e njerëzve brenda këtyre të ashtëquajturave “zona të kuqe” nuk po pajtohen me shtetrrethimin.

Të paktën 6 prej janë “arratisur” prej andej, thonë mediat vendase. Një djalë gjeti mënyrën mënyrën për të dalë nga qyteti e për të shkuar në Firenze; dikush tjetër u largua fshehurazi përmes fushave që të takonte të dashurën.

Shumica megjithatë nuk shkuan dot shumë larg, sepse u kapën e u kthyen mbrapsht. Rasti më i bujshëm ishte ai i të mërkurës, kur një patrullë karabinierësh, ndaloi në Firenze gjatë një kontrolli rutinë një të ri nga Codogno. Vetëm kur i panë dokumentet, policët kuptuan se nga vinte ai, dhe e bllokuan menjëherë.

Nga e diela është thuajse e pamundur të kalohen 35 pikat e kontrollit të vendosura përreth zonave të rrezikut, ku verifikimet i bëjnë gati 400 agjentë të forcave të rendit.

Personat që tentojnë largimin në këtë mënyrë rrezikojnë denoncimin për “shkelje të urdhrave të autoriteteve, që mbështen tek arsyet e sigurisë publike. Me izolimin e detyrueshëm në Itali, janë përballur gati 50 mijë vetë.

----- ----- ----- -----