Ballina Lajme nacionale Nuk duhet frikësuar nga mini-shengeni

Nuk duhet frikësuar nga mini-shengeni

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Deputetja e Nisma Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi është shprehur pro përfshirjes së Kosovës në nismën rajonale të mini-shengenit. Ajo në interpelancën e sotme të kryeministrit Avdullah Hoti në Kuvend për këtë temë, tha se vendi nuk ka çka frikësohet e ngurron për përfshijnë në këtë bashkëpunim rajonal.

Deputetja e partisë në pushtet kërkoi vetëm kujdes që Kosova në këtë nismë të prezantohen si shtet i barabartë dhe të referohet me terma kushtetues.

“Në minishengin nënkuptojë bashkëpunim rajonal në të cilin Kosova do të prezantohet si e barabartë. Në anën tjetër ne e dina që Çështja e mini-shengenit është vetëm në nivel të idesë, për këtë nuk duhet as të frikësohemi, e ngurrojmë por duhet të prezantojmë dhe të jemi të guximshëm që Kosova të prezantohet e barabartë dhe që vendit t’i referohen me terma kushtetues./kp

The post Nuk duhet frikësuar nga mini-shengeni appeared first on RTV21.

---- ----
-----