Ballina Sport “Nuk do të marrin trajner-opinionist”, autogoli i Refik Halili me emërimin e...

“Nuk do të marrin trajner-opinionist”, autogoli i Refik Halili me emërimin e trajnerit të ri

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Orges Shehi është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Tiranës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Nevil Deden, i cili u largua nga drejtimi i bardhebluve 10- minuta para takimit kundër Laçit.

Një shkarkim që është unik pasi nuk ka ndodhur në asnjë vend që trajneri të largohet 10 minuta para një ndeshje, aq më tepër që motivi kryesorë ishtë ndërhyrja që presidenti Refik Halili bëri në formacion, ç’ka solli dhe ndarjen mes të dyja palëve.

Pas largimit Halili u pa mjaft i nervozuar ku në çdo dalje publike mundohej që të justifikohej, pasi akuza kryesore që binte në drejtim të tij ishte se e kishte larguar Nevil Deden për mos aktivizimin e djalit të tij në formacion, Grent Halili.

Në një nga deklaratat e tij Halili theksoi se kishte vendosur që pas largimit të Dedes, në stolin e Tiranës nuk do të emëronte më trajner që kanë qenë analistë nëpër studio televizive.

Një autogol nga ana e Halilit, pasi Orges Shehi përpara se të merrte drejtimin e kampionëve të Shqipërisë ka qenë në rolin e analistit sportiv në studio të ndryshme, në Super Sport apo dhe tek emisioni Pressing i Gerti Çarçanit.

“Nuk do të marrin trajner-opinionist”, ishin fjalët e Halilit.

Orges Shehi ka qenë një ndër portierët më të mirë në Shqipëri ku ka luajtur me Partizanin, Skënderbeun etj.

Gjithashtu, në rolin e trajnerit Shehi ka drejtuar Skënderbeun, Kukësin dhe tashmë do drejtojë ekipin e Tiranës.

Aktualisht bardheblutë renditen në vendin e gjashtë në renditje me 20- pikë të grumbulluara, ndërsa debutimi i Shehit në stolin e Tiranës do të bëhet të dielën në transfertë kundër Apolonisë.

(TemA)

---- ----
----
----- ----
-----