Ballina LifeBizare Nuk do ta besoni, por një shtet në Evropë ka më shumë...

Nuk do ta besoni, por një shtet në Evropë ka më shumë se 221 mijë ishuj në territorin e tij (FOTO)

66
SHPËRNDAJE

Ndonëse nuk ka një numër të saktë të ishujve në të gjithë botën, shtetet bëjnë llogaritë se sa të tillë kanë brenda territorit të tyre. Numri i saktë i ishujve në botë është i vështirë të përcaktohet edhe për shkak të kritereve që duhet të vendosen se cili mund të konsiderohet ishull dhe cili jo.

Gjithsesi, faqja ‘WorldAtlas’ ka bërë një renditje të 11 shteteve që zotërojnë më shumë ishuj.

Është Suedia që raportohet se ka në territorin e saj 221 mijë e 800 ishuj, duke u renditur e para, ndërsa në vend të 11-të është Estonia me 2,355 ishuj.

Lista e plotë e shteteve:

Suedia                            221800 ishuj

Finlanda                        188000 ishuj

Norvegjia                       55000 ishuj

Kanada                           52455 ishuj

Indonesia                      17508 ishuj

Australia                        8222 ishuj

Filipine                           7107 ishuj

Japonia                         6853 ishuj

Britania e Madhe         6289 ishuj

Greqia                           6000 ishuj

Estonia                          2355 ishuj

-----