Ballina Lajme nacionale “Nuk do  jem më president, heq dorë nga politika”, Thaçi: Do kem...

“Nuk do  jem më president, heq dorë nga politika”, Thaçi: Do kem një jetë tjetër!

114
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë deklaratën më të papritur. Dhe këtë ka zgjedhur ta deklarojë në media. “Pas disa muajsh nuk do mendoj se do rikandidohem për president. Do kem një jetë tjetër. Është e mjaftueshme pas dy dekadash me përgjegjësi politike” – tha ai për mediat në Tiranë. Presidenti i Kosovës tha se “unë largohem në rrethana kur vendi është në drejtimin e duhur”.

Ndërkaq, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në RTVD, ka thënë se tashmë është evidente se roli i Thaçit në krijimin e kësaj qeverie ka qenë vendimtarë. Konjufca thotë se Isa Mustafa vazhdimisht ka mashtruar elektoratin e LDK-së në zgjedhje dhe sipas tij ai përsëri do të bëjë Thaçin president.

----

“Mendoj se Isa Mustafa do t’ia sigurojë përsëri votat për president. Pse Hashim Thaçi të ja mundësojë LDK-së qeverinë me gjithë ato ndërhyrje. Thaçi ndikoi prej Gjykatës Kushtetuese deri te deputeti Haxhi Shala”, tha ndër të tjera Konjufca.

----- ----