Ballina Lajme nacionale Nuk betohen kryetarët e veriut, i kanë vetëm edhe dy javë afat

Nuk betohen kryetarët e veriut, i kanë vetëm edhe dy javë afat

37
SHPËRNDAJE

Kryetarët e veriut kanë afat vetëm edhe dy javë kohë për betim.

Kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave veriore (Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut) kanë edhe dy javë afat që të betohen, në të kundërtën e humbin mandatin e fituar në zgjedhjet e 19 majit të këtij viti.

Tri javë pas përfundimit të procesit zgjedhor në veri kryetarët e katër komunave veriore ende nuk kanë pranuar të betohen për ta respektuar juridiksionin e Republikës së Kosovës, shkruan sot Gazeta ‘Zëri”.

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Adriana Hoxhiq, disa ditë më parë për “Zërin” ka thënë se katër kryetarët e komunave veriore kanë afat ta kryejnë këtë proces deri më 25 qershor të këtij viti.

“Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që kanë ndodhur në veriun e Kosovës, KQZ-ja ka certifikuar rezultatet e këtyre zgjedhjeve më 27 maj dhe nga kjo datë kryetarët kanë 30 ditë afat për ta dhënë betimin. Shpresoj se ata do të japin betimin, sepse është shumë e nevojshme që ta përmbyllim këtë proces. Qytetarët kanë nevojë për shërbime komunale sa më efektive dhe Komuna nuk është e kompletuar pa kryetarët”, pati thënë ajo.

-----