Ballina Lajme nacionale Norvegjia ka një lajm të mirë për vizat

Norvegjia ka një lajm të mirë për vizat

12
SHPËRNDAJE

Norvegjia ka premtuar se do ta mbështes Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Pacolli, e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistente të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset, të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

“Të dy bashkëbiseduesit shprehen zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian”, thuhet në një njoftim për media nga MPJ.