Ballina Lajme nacionale Norvegjia i kërkon Kosovës që t’i përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë

Norvegjia i kërkon Kosovës që t’i përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dialogu mes e Kosovës dhe Serbisë ka qenë tema kryesore e diskutimeve këtë të martë në vizitën në Prishtinë të ministres së Punëve të Jashtme të Norvegjisë Ine Marie Eriksen Søreide.

Ajo ka takuar krerët e qeverisë e Kosovës. E në takimin me kryeministrin Ramush Haradinaj, ky i fundit u zotua se Kosova është e përkushtuar për dialog me Serbinë që do të çonte në një marrëveshje finale, në kufijtë ekzistues dhe me njohje reciproke, raporton KTV.

Ministrja e jashtme norvegjeze u takua edhe me homologun e saj, Behgjet Pacolli të cilit i dha garanci se shteti i saj përkrah integrimin euroatlantik të Kosovës, porse për këtë duhet lidership i fuqishëm dhe koordinim më të madh ndërmjet partive politike.

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova do të vazhdojë dialogun me Serbinë, por vetëm duke qenë të barabartë si dy shtete sovrane.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Pacolli tha se çështja tani është politike, sepse në aspektin teknik, Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara.

---- ---- ----
-----