Ballina Lajme Bota/Rajoni Nju-Jorku pushtohet nga balenat

Nju-Jorku pushtohet nga balenat

29
SHPËRNDAJE

Vërejtjet e balenave në ujërat që rrethojnë qytetin e Nju-Jorkut kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme në dekadën e fundit, duke kaluar nga pesë në vitin 2011 në 272 vitin e kaluar, sipas të dhënave të grupit të shkencëtarëve të “Gotham Whale”.

“Balenat nuk njihen në Nju-Jork dhe personat entuziazmohen shumë kur i shohin”, tha Paul Sieswerda.

Eksperti shpjegon se rritja e vëzhgimeve të balenave vjen për shkak të përmirësimit të cilësisë së ujit, pas miratimit të ligjit që limiton ndotjen dhe të ligjit mbi mbrojtjen e qenieve në zhdukje.

-----