Ballina Lajme Bota/Rajoni Njoftim me rëndësi për pushuesit në Shqipëri, temperaturat shënojnë rënie

Njoftim me rëndësi për pushuesit në Shqipëri, temperaturat shënojnë rënie

14
SHPËRNDAJE

Moti në Shqipëri, nga 40 gradë celsius temperaturat shënojnë rënie.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe gjatë ditës së martë, në Shqipëri do të ushtrojë ndikim vala e të nxehtit.

Fundjava shënoi edhe ditët më të nxehta të regjistruar për këtë vit me temperaturën më të lartë të regjistruar në qytetin e Elbasanit me 41.5°C.

Gjithashtu temperatura të larta termometri shënoi edhe në vende të tjera si Gjirokastër 40.4°C si dhe Berat e Tiranë me 38.0°C.

Gjatë kësaj jave parashikohet mot i kthjellët ku përjashtim bën dita e mërkurë dhe ajo e enjte ku pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë perëndimore.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash (dita e mërkurë) në zonën e veriut.

Dita e enjte do të ketë vranësira kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

Temperaturat minimale parashihen 22-25 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 36-38 gradë Celsius.