Ballina Lajme nacionale Njoftim i rëndësishëm për kandidatët e testit për patentë shoferë

Njoftim i rëndësishëm për kandidatët e testit për patentë shoferë

58
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Fillon testimi elektronik për patentë shoferi.

Që nga sot testimi i njohurive për lejeqarkullim do të bëhet në mënyrë elektronike, ku sot janë testuar kandidatët e parë duke shfrytëzuar këtë aplikacion.

Aplikacioni E-Testimi kishte filluar të realizohen në vitin 2017 dhe ka kushtuar 240 mijë euro.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka ndjekur nga afër mbajtjen e testimit elektronik për lejeqarkullim, me ç’rast tha se kandidatëve po u japin një standard që e ka Evropa.

Ai tha se ka qenë i vendosur qëkur ka marrë detyrën e ministrit që në këtë departament të sjellë një rregull dhe, sipas tij, ky rregull po ndodh sot.

Menaxheri i projektit, Naim Kelmendi, deklaroi se i gjithë projekti kishte filluar në maj të vitit 2017 dhe se sot po testohen kandidatët e parë.

Ai tha se nëse eventualisht do të ketë nevojë për përmirësime të radhës do t’i zbatojnë ato dhe pastaj do të shtrihet në të gjithë Kosovën.

---- ----
-----