Ballina Showbiz Njoftim i rëndësishëm nga Blero për fansat e tij

Njoftim i rëndësishëm nga Blero për fansat e tij

11
SHPËRNDAJE

Shtyhet publikimi i albumit të ri të Bleros.

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi ka paralajmëruar se në muajin qershor do ta sjellë albumin e ri që do të përmbajë gjithsej gjashtë këngë.

Kurse, së fundmi me anë të një postimi në Instagram këngëtari me keqardhje ka njoftuar fansat e tij, se për shkaqe teknike lansimi i albumit është shtyer për datën 14 korrik.

“Me keqardhje ju informoj që albumi im ‘6 copë jetë’ shtyhet deri më datën 14 korrik për shkaqe teknike. Ju dua shumë të gjithëve dhe më vjen keq. E di që po e prisni padurim”, ka shkruar Blero në Instagram.

“Ske Jetë” është projekti i fundit muzikor që Blero ka sjellë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Teuta Selimin. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre dhe deri tani ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube

-----