Ballina Lajme nacionale Njoftim i Qeverisë: Në këtë orë Haradinaj niset drejt Hagës

Njoftim i Qeverisë: Në këtë orë Haradinaj niset drejt Hagës

10
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj sot pritet të niset drejt Hagës.

Në ora 15:00 është paraparë që kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, të udhëtojë për në Vjenë e nga aty në Hagë për tu intervistuar si i dyshuar në Gjykatën Speciale.

Haradinaj, ishte paraparë që të udhëtojë në ora 12:30, mirëpo fluturimi i tij u shty për disa orë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Qeveria.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në njoftim.

-----