Ballina Lajme Bota/Rajoni Njihuni me vajzën e El Chapos, ja çfarë bën gjatë krizës së...

Njihuni me vajzën e El Chapos, ja çfarë bën gjatë krizës së koronavirusit (FOTOT)

70
SHPËRNDAJE

E bija e El Chapo-s është shfaqur së fundmi duke mbajtur maskë koronavirusi me fytyrën famëkeqe të të atit, teksa përgatit pako me ndihma për të varfërit e Meksikës.

38 vjeçarja Alejandrina Guzman, kishte publikuar pamje në mediat sociale duke përgatitur kutitë e mbiquajtura “Furnizimet e Chapos” që do të shpërndahen në qytetin e Guadalajara, në perëndim të Meksikës.

E bija e ish-kreut të kartelit famëkeq Sinaloa mban maskën teksa përgatit pakot me letra higjenike, ushqime dhe artikuj të tjerë, së bashku me disa gra të tjera.
Edhe koleget e saj mbajnë maska me fytyrën e El Chapos, ndërsa fytyra e tij duket e stampuar dhe në kutitë e ndihmave.

Teksa gratë janë duke dezinfektuar duart, një zë burri i pyet nëse i përgatitën “Chapo dispensas” (furnizimet e Chapo-s).

Bija e mafiozit shpjegon më pas se kutitë do t’u jepen njerëzve më në nevojë gjatë krizës së koronavirusit dhe kryesisht më të moshuarve. Alejandrina Guzman ishte në faqet e para të gazetave këtë vit për martesën ekstravagante me Edgar Cazares.

-----