Ballina Lajme nacionale Njihuni me të dënuarin për vepër të rëndë penale, që Thaҫi i...

Njihuni me të dënuarin për vepër të rëndë penale, që Thaҫi i fali një vit dënim

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti Hashim Thaҫi ka falur të dënuarin për vepër të rëndë penale.

Granit Paçarizit të cilit presidenti i vendit, Hashim Thaçi i fali një vit nga dënimi i tij, për kryerjen e veprës penale “vepër e rëndë”.

----

Rasti i Paçarizit kishte të bënte me një përleshje në korrik të vitit 2013, në ëmbëltoren, “Te Jupa” në Prizren.

Për këtë përleshje Paçarizi ishtë dënuar edhe për mbajtje pa leje, ndërsa kishte pasur edhe të lënduar.

Në një seancë dëgjimore, Paçarizi në dëshmin e tij kishte mohuar se kishte gjuajtur me mjete zjarri ndaj disa personave që patentohej se e kishin lënduar.

Ai ia kishte lënë fajin për të shtënat me mjet zjarri, nipit të tij.

Për këto vepra në korrik të vitit 2017, Gjykata Themelore në Ferizaj, ia kishte shqiptuar Granit Paçarizit, dënimin me ndalim në kohëzgjatje prej 2 vjet e gjashtë muaj.

Ndërsa, presidenti Thaçi përmes një dekreti qe kishte marrë më 21 nëntor të vitit që sapo lamë pas, Granit Paçarizit i ka falur një 1 vit dënim.

Përveç, Paçarizit presidenti Thaçi ka falur edhe dy persona të tjerë, Nazmi Mujota dhe Arlind Latifi.

----- ----