Ballina LifeBizare Njihuni me gruan më të vogël në botë

Njihuni me gruan më të vogël në botë

365
SHPËRNDAJE

 

Jyoti Amge, 26 vjeç, është gruaja më e vogël në botë. Ajo është e gjatë vetëm 60 centimetra dhe peshon vetëm 12 kilogramë.

Në Indi, ajo konsiderohet si një perëndeshë, por, “Jyoti nuk beson”, tha nëna e saj Ranjana Amge. “Ajo dëshiron të jetë aktore dhe sillet në përputhje me rrethanat”, shtoi ajo.

Amge nuk mund të dalë jashtë vetëm nga frika se njerëzit mund ta shkelin atë. “Unë jam aq e vogël, njerëzit nuk mund të më shohin”, tha ajo, transmeton rtv21.tv.

Aktivitetet themelore si përdorimi i banjës, hapja e dyerve, ndezja e rubinetave dhe ecja duhet të bëhen të gjitha me ndihmën e anëtarëve të familjes. “Që nga fëmijëria jeta ime nuk ka qenë shumë normale për shkak të madhësisë sime, unë nuk mund të ngre gjëra të rënda”.

Jyoti Amge, e cila jeton në Indi me familjen e saj, është më e reja nga pesë motrat të cilat të gjitha janë me gjatësi normale.

Nëna e saj, Ranjana ndjeu se diçka ishte ndryshe gjatë shtatëzënësisë me Jyoti. “Ajo kurrë nuk lëvizi në barkun tim si fëmijët e tjerë”, u shpreh ajo.

“Ajo mësoi të ecte me kohë, dhëmbët u rritën me kohë, ajo mësoi të ushqehej me kohë, ishte një fëmijë i rregullt për një kohë”, shpjegoi nëna e saj, Ranjana. Por shpejt u bë e qartë se Amge nuk po godiste standardet e zhvillimit normal dhe mjekët e diagnostikuan atë me një mungesë të hormonit të rritjes.

26 vjeç, u diagnostikua me ‘xhuxhizëm fillestar’. Gjendja e rrallë gjenetike prek më pak se 100 njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe fillon të zhvillohet në fazat e hershme gestacionale të një fetusi./21Media

The post Njihuni me gruan më të vogël në botë appeared first on RTV21.

----- ----- ----- -----