Ballina Showbiz Njihuni me Arjon Kajoshin, zemërluani shkodran tregon rrugëtimin e tij në boks

Njihuni me Arjon Kajoshin, zemërluani shkodran tregon rrugëtimin e tij në boks

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Arjon Kajoshi numëron një sërë fitoresh në ring, mes së cilash tre herë kampion i Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë. Boksieri nga Shkodra ka treguar për Eni Shehun në emisionin “Nuk është karantinë” se shtysa më e madhe drejt këtij rrugëtimi ka qenë i ati i tij.

Ai tregoi se e ka nisur më shumë si një dëshirë për të rënë nga pesha, ndërsa tashmë është kthyer në një pasion. “E kuptova kur hyra në boks, u përshtata menjëherë me ringun, me gjithçka. Aty thashë që është e vetmja gjë që më përshtatet me e bërë më së miri.“, thotë Arjoni.

Kisha idenë se është një sport vetëm me u rrahur, nuk dija asnjë gjë për boksin. Këtu zbulova se duhet me qenë i rregullt me stërvitjen, me oraret dhe me gjithçka. Duhet me patur zemrën me bërë këtë lloj sporti.”, tregoi ai.

Krahas sakrificave që i është dashur të bëjë për këtë rrugëtim, boksieri foli gjithashtu dhe për një tjetër pasion të madh të tijin, hipizmin. “E kemi traditë familjare që nga stërgjyshi. Kemi përafërsisht 10 kuaj të racave të ndryshme.“, theksoi Arjoni. /abcnews.al

The post Njihuni me Arjon Kajoshin, zemërluani shkodran tregon rrugëtimin e tij në boks appeared first on Abc News.

---- ----
-----