Ballina LifeBizare Njeriu që dëshiron të thyejë 100 rekorde botërore

Njeriu që dëshiron të thyejë 100 rekorde botërore

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
 

Ramkumar Sarangapani është një 41-vjeçar i diplomuar për Financa me pasion për të thyer rekorde botërore Guinness. Njeriu me shumë talentë synon të arrijë 100 tituj të Rekordit Botëror Guinness para se të vdes.

Ai aktualisht është lider në rajonin e Arabisë me 18 tituj të rekordeve botërtore, transmeton rtv21.tv.

Aktualisht mban rekorde për vathët më të mëdhenj të krijuar (dy metra), bankënotën më të madhe (29 metra katrorë), skulpturën më të madhe me magnet (75 centimetra), por edhe për letrat e bixhozit më të voglat ndonjëherë.

Për një kohë ai u ndal nga thyerja e rekordeve, por për shkak të pandemisë ai pati kohë për pasionin e tij. Në fakt, ai theu 14 rekorde botërore vetëm në vitin 2020.

“Njëqind është numër i mrekullueshëm, apo jo? Është dëshira ime e re. Dua të thyej rekorde, më sjell kënaqësi në jetë”, ka thënë ai./21Media

 

The post Njeriu që dëshiron të thyejë 100 rekorde botërore appeared first on RTV21.

---- ----
-----