Ballina LifeBizare Njeriu më i fortë në botë dhe me peshë 453 kg kërkon...

Njeriu më i fortë në botë dhe me peshë 453 kg kërkon nuse (FOTO)

143
SHPËRNDAJE

Ai është i madh sa një traktor. 27 vjeç dhe peshon 453 kilogramë, Eshtë dy metra i gjatë dhe çdo mëngjes ha 38 kokra vezë. Atij i duhet të ushqehet me 10 mijë kalori në ditë, të pamjaftueshme për 5 burra.

Arbab Khizer Hayat nga Pakistani i quajtur “Hulk” po kërkon nuse. Ai thotë se është në presionin e familjes që të martohet dhe krijojë familje dhe për të gjetur një nuse ka bërë një njoftim publik.

Kushti është që të jetë mbi 16 vjeç. Deri më tani kanë aplikuar 300 gra por asnjëra s’ishte mjaftueshëm e gjatë dhe e shëndoshë. Frika e tij është se mos e shtyp dhe në fakt ai peshon gjysëm toni. Megjithatë është shumë aktiv dhe merret me sporte të rënda.