Ballina Lajme nacionale Njëri privoi nga jeta gruan dhe vajzën, tjetri kushërirën, ndodh e papritura...

Njëri privoi nga jeta gruan dhe vajzën, tjetri kushërirën, ndodh e papritura me të dy

210
SHPËRNDAJE

Njëri privoi nga jeta gruan dhe vajzën, tjetri kushërirën, të dyve u janë anulohen dënimet me ndalim të përjetshëm.

Naser Pajazitaj në fund të muajit mars ishte dënuar me ndalim të përjetshëm.

Këtë vendim e kishte marr Gjykata Themelore në Pejë, pasi që kishte vërtetuar akuzat e Prokurorisë që rëndonin mbi Pajzitajn.

Sipas këtij vendimi ai kishte privuar nga jeta në mënyrë mizore kushërirën e tij 22-vjeçaren Donjeta Pajazitajn në bjeshkët e Strellcit në vitin 2015.

Madje këtë dënim për Naser Pajazitajn e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Por tetë muaj më pas Gjykata Supreme i ka prishur dy aktgjykimet e shkallëve më të ulëta.

Organi më i lartë i drejtësisë me anë të një aktvendimi ka konstatuar se të dy aktgjykimet kanë qenë të përfshira me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, dy nivele të gjyqësorit nuk kanë arsyetuar mjaftueshëm aktgjykimet.

Madje ka udhëzuar tani Gjykatën Themelore se si të veprojë në procedurën e rigjykimit.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe duke u bazuar në arsyetimin e gjykatës së shkallës së parë del se në faqen e 26 të aktgjykimit nuk janë arsyetuar propozimet e mbrojtjes për nxjerrjen e provave materiale. Veçanërisht nuk është dhënë arsye përkitazi me mos ftesën në cilësinë e dëshmitares H.K., përkitazi me komunikimet përkatësisht informatën e pranuar përmes viberit nga një qytetare anonime nga Gj. dhe këto informacione me siguri se do të mund të ndriçonin këtë çështje penale”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Gjykata Supreme me anë të aktvendimit po ashtu kërkon që të caktohet një ekspert i telekomunikacionit i cili do të jepte sqarime të plota dhe të hollësishme përkitazi me faktin se cilin territor e mbulon antena me anë të së cilës ishte gjetur telefoni i së ndjerës.

Aktvendimin e supremes e ka mirëpritur avokati i Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri.

Supremja në gjykim e ka kthyer edhe rastin e Pjetër Nrecajt i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për privimin nga jeta të bashkëshortes dhe vajzës së tij në gusht të vitit 2018 në Gjakovë.

Sipas kësaj gjykate edhe në këtë rast aktgjykimet janë përfshirë në shkelje esenciale të procedurës penale.

Ndërkohë njohësi i fushës së drejtësisë, Kushtrim Palushi, thotë se ndikimi i opinionit publik po interferonte gjykatat që të marrin vendime të ngutshme.

“Ndikimi i opinionit publik në rastet e tilla, shpeshherë po ndikojnë që gjykatat që nxjerrin vendime të ngutshme pa i shqyrtuar rastet mirë, pavarësisht opionit ata duhet të nxjerrin në vendim bazuar në fakte”, ka thënë Kushtrim Palushi, njohës i fushës së drejtësisë.

Sipas Palushit në këtë raste është dashur që të merren për bazë edhe ankesat e palëve mbrojtëse.

Kur kemi të bëjmë me drejtësinë penale parimi kryesor për shpallën fajtor të një personi është vërtetimi i fajësisë dhe nga kush është kryer dhe në këtë rast provat nga pala mbrojtëse kanë mundur me ndihmu të cilat nuk janë miratu që të nxirren nga ata gjykatës kanë mundur me ndricu këtë rast.

Pjetër Nrecaj dhe Naser Pajazitaj ishin dy të dënuarit e parë me burgim të përjetshëm në Kosovë.

----- ----- ----- -----