Ballina Lajme nacionale Njëri nga të prangosurit për ngjarjen në Prishtinë, u kap nga një...

Njëri nga të prangosurit për ngjarjen në Prishtinë, u kap nga një polic jashtë detyre

237
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Janë prangosur disa persona për ngjarjen e rëndë në Prishtinë.

Bajram Krasniqi, zyrtar për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar se gjatë të shtënave me mjete zjarri sot në lagjen “Mati 1”, një zyrtar policor ka intervenuar në prangosjen e njërit nga të dyshuarit që ka gjuajtur me mjete zjarri.

Sipas Krasniqit, nuk dihet nëse i njëjti ka gjuajtur edhe me mjete zjarri.

“Ka qenë kalimtar rasti, jashtë detyrës. Si kalimtar rasti ka hasur në ngjarje dhe ka intervenuar dhe njëri nga të dyshuarit, i cili ka përdorur mjet zjarri të shkurtër, është prangosur nga polici, i cili ka qenë kalimtar rasti. Nuk dihet ende nëse i njëjti ka përdorur mjetin e zjarrit”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e të shtënave me mjete zjarri.

Dëshmitarët thanë se në konflikt ishin përfshirë dy familje, për shkak të një kontesti pronësor.

Fillimisht, janë lënduar katër persona, por që më vonë dy prej tyre ndërruan jetë në QKUK nga plagët e marra.

Policia ka bërë të ditur se janë prangosur dy persona lidhur me rastin, por nuk ka dhënë ende motivet që çuan deri te ngjarja tragjike.

---- ----
----
----- ----
-----