Ballina Shëndetësi Njerëzve po iu shkaktohet diarrea si rezultat i shkuarjes në pishina publike...

Njerëzve po iu shkaktohet diarrea si rezultat i shkuarjes në pishina publike – ja si të mbroni vetën

9
SHPËRNDAJE

Sëmundja, e quajtur kriptosporidiozë, të cilën mund ta fitoni nëpërmjet notit në pishina me ujë të kontaminuar, nga dikush që sapo ka pasur diarre, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ‘Health’ ka kontaktuar me një ekspert shëndetësor, i cili ka treguar se si duhet mbrojtur vetën dhe familjen nga kjo gjendje shëndetësore përgjatë muajve të verës.

Sipas Waleed Javaid, drejtor i parandalimit dhe kontrollit të infeksionit në Nju Jork, shumica e njerëzve që marrin kriptosporidiozën, marrin vetëm formën më të lehtë të sëmundjes. Simptomat e kësaj gjendjeje mund të përfshijnë diarrenë dhe ndjenjën e parehatisë në bark.

Dr. Javaid rekomandon që ju të shkoni në pishina ku mendoni se standardi i higjienës është në nivelin e duhur. Gjithashtu, ai paralajmëron që të jenë të pastra pajisjet ndihmëse të notit, në rast të përdorimit. /Lajmi.net/