Ballina Lajme Bota/Rajoni Njerëzit në radhë/ Në Holandë, koronavirusin e ‘kurojnë’ me kanabis (FOTOT)

Njerëzit në radhë/ Në Holandë, koronavirusin e ‘kurojnë’ me kanabis (FOTOT)

19
SHPËRNDAJE

Tymosësit e kanabisit kanë krijuar radhë të gjata sot në Holandë, pasi kafenetë e ‘barit’ janë urdhëruar të mbyllen prej frikës së koronavirusit.

Duke injoruar ushqimet dhe maskat, klientët në Amsterdam, Eindhoven e Hagë ishin rreshtuar në radhë për blerjen e marijuanës.

Stafi kishte ngritur radhë të veçanta për klientët me para në dorë dhe ata me karta, teksa vendi përgatitet për atë që besohet se do të jetë një karantinë një-javore.

Një tjetër simbol i njohur i Holandës, klubet e seksit në zonën me drita të kuqe në Amsterdam janë urdhëruar të mbyllen në ora 18 00.

Radhët nisën të krijoheshin disa minuta pas njoftimit të ministrit holandez të shëndetësisë e arsimit për mbylljen e shumë bizneseve bashkë me shkollat. Shihni fotot sesi njerëzit po rrinë në radhë.

-----