
Vullkani që shpërtheu në ishullin kryesor të Filipineve ka shkaktuar kaos të madh. Gati gjysmë milioni njerëz janë urdhëruar të evakuojnë zonën përreth.
Hiri dhe vullkani ka shkatërruar shtëpitë e tyre, duke vrarë edhe bagëtitë që ata mbanin për të jetuar.
Banorët e shpërngulur janë strehuar në qendrat e evakuimit, aty ku shteti plotëson nevojat e tyre kryesore.
Por, nuk kanë munguar as ndihmat nga njerëzit. Ata kanë dërguar veshje dhe ushqime të ndryshme për personat e prekur.
Mirëpo, këta të fundit kanë bërë edhe pak humor me ndihmat e marra. Masa shumë të mëdha, fustane për evenimente, këto janë vetëm disa nga “perlat” që kanë nxjerrë banorët.