Ballina Showbiz ‘Njerëz perversë’, aktorja e dashur tropojane: Ja pse u masturbova në skenë...

‘Njerëz perversë’, aktorja e dashur tropojane: Ja pse u masturbova në skenë (FOTO)

36
SHPËRNDAJE

Arjola Demiri është padyshim fenomeni aktual televiziv. Me pjesëmarrjen e saj në “I love Tropoja”, ajo ka treguar edhe njëherë aftësitë që ka në sheshxhirim. Në intervistën dhënë për ‘Gazeta Shqiptare’ ajo rrëfen bashkëpunimin me Ermal Mamaqin. E si një tropojane e vërtetë, ajo shprehet se filmi është një vlerë për këtë vend. Kritikat? Aktorja i quan të dështuar njerëzit që i bëjnë.

Si shkoi premiera, a i kaloi parashikimet tuaja?

Premiera ndonëse pa një eksperiencë klasike shqiptare mendoj se ishte super e mirë dhe mbi gjithçka origjinale ndonëse nuk kishim praktikuar formalitete prezantimi. Ajo që vlen ishte interesimi dhe fakti që në fillim e mbarim të filmit e qeshura e shpirtit ishte sistematike. Çfarë mund të shtrydhësh më tepër se kaq nga një komedi. Ndihem jo vetëm e surprizuar, por e mrekulluar!

Si një tropojane, çfarë kritikash ke për këtë film, apo çfarë mund të ishte bërë ndryshe?

Ne në Tropoje kemi një shprehje të lashtë “Kush nuk lavdëron shtëpinë e tij le t’i digjet shtëpia”, por po ju them se përveçse komplimente artistike e humane Ermal Mamaqit si artiste e si tropojane nuk kam asnjë rezervë. Na ka pikturuar Mamaqi me ngjyra dashamirësie me sheqer humori!

Shpesh mediat ju referohen si aktorja që u masturbua në skenë, ju vjen keq kur e dëgjoni ende këtë?

Nuk kam koment…Një gjë ju them: Njerëzit me pranga kompleksi janë perversit e vërtetë që në emër të moralit prostituojnë lirinë e të tjerëve. Do doja që të gjithë gazetaret e portaleve të kishin parë shfaqen time pastaj të shkruanin një material mbi shfaqjen dhe kam përshtypjen që nuk do shkruanin vajza që masturboi në skenë. Nuk më bëjnë përshtypje titujt pikant sot është luftë kush do shesë më shumë skupe. Kam punuar 5 muaj me radhë nga ora 8:00 deri në orën 12:00 dhe po të ishte vetëm masturbim shfaqja ime do kish qenë më e lehtë. “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” është një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare.

-----