
Nëna, padyshim mbetet personi më i dashur në botë.
Këngëtarja e mirënjohur, Elvana Gjata i dedikoi një urim të veçantë nënës së saj për ditëlindje. Artistja shqiptare publikoi disa storie të bukura të së ëmës, të cilat i përcolli me një mesazh të veçantë.
“Gëzuar ditëlindjen zemra ime”, shkroi ajo.
“Pa dashuri” është kënga e fundit nga Elvana, e cila është kolonë zanore e filmit komedi, “2 Gisht Mjaltë”. Kënga ka arritur mbi pesë milionë klikime në Youtube.