Ballina Lajme nacionale Një vit nga regjistrimi i rasteve të para, Kosova numëron 76,688 të...

Një vit nga regjistrimi i rasteve të para, Kosova numëron 76,688 të infektuar e 1,696 viktima

5
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Si sot një vit më parë, Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus. Në një vit, vendi ka regjistruar një total prej 76.688 qytetarësh të infektuar. Prej tyre, 1,696 nuk mundën që t’i mbijetojnë sëmundjes.

Nga ana tjetër, numri i personave që janë shëruar nga Covid-19 është 64,362, ndërsa raste aktive janë 10.630. Së fundmi, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve me koronavirus. Megjithatë, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti më 11 mars deklaroi se në fuqi do të vijojnë të mbeten në fuqi të njëjtat masa.

Kosova, është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka siguruar ende asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Qeveria në detyrë ka deklaruar se në fund të marsit pritet të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave nga programi COVAX.

Nga COVAX, që është program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kosova pritet të sigurojë në total 100.800 doza nga vaksina e prodhuar nga kompania britanike AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oxford-it. /abcnews.al/

The post Një vit nga regjistrimi i rasteve të para, Kosova numëron 76,688 të infektuar e 1,696 viktima appeared first on Abc News.

---- ----
-----