Ballina Showbiz Një vit më parë u bë me djalë, Richard Gere baba për...

Një vit më parë u bë me djalë, Richard Gere baba për herë të tretë në moshën 70-vjeçare

25
SHPËRNDAJE

Aktori hollivudian, Richard Gere është bërë baba për herë të tretë në moshën 70-vjeçare. Aktori i ‘Pretty Woman’ u martua me publicisten spanjolle, Alejandra Silva në prill të vitit 2018.

Ata u bekuan me një djalë në vitin 2019, dhe me sa duket nuk kanë pritur gjatë për t’u bërë përsëri prindër të një djali të dytë. Sipas informacioneve të raportuara nga revista “Hola”, djali i dytë i çiftit ka ardhur në jetë me 22 prill të vitit 2020. Për momentin nuk dihen informacione të sakta rreth emrit dhe detajeve nga lindja.

Ndërkohe aktori është tashmë babai i një djali 19 vjeçar nga martesa e parë, të quajtur Homer, ndërsa është bërë dhe me dy djem nga martesa e tij e dytë. Bashkëshortja e tij aktuale, Alejandra Silva gjithashtu ka një fëmijë nga martesa e parë, një djalë të quajtur Albert.

-----