Ballina Lajme nacionale Një viktimë dhe 25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një viktimë dhe 25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Një person ka humbur jetën dhe 25 raste të reja janë konfirmuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë orëve të fundit janë shëruar gjithashtu 196 qytetarë.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 4 raste, Klinë 2 raste, Leposaviq 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Viti.

Numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.226 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.889./abcnews.al

The post Një viktimë dhe 25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----