Ballina Lajme nacionale Një vajzë humbi jetën nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, mësohen detaje...

Një vajzë humbi jetën nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, mësohen detaje të reja

56
SHPËRNDAJE

Ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës. Nga ky aksident një person ka humbur jetën ndërkaq tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Në spitalin e Prizrenit po trajtohen tre familjarët të cilët i mbijetuan këtij aksidenti

Mëngjesi i sotëm ishte tragjik për familjen nga Kumanova e cila u aksidentua në Kosovë. Një vajzë rreth moshës 18-vjeçare vdiq në vendin e ngjarjes, ndërkaq tre persona tjerë mbetën të lënduar.

Afrim Jahaj, Drejtor kujdestar në spitalin e Prizrenit ka thënë se gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima vajzë e moshës rreth 18-vjeçare ka vdekur në vendin e ngjarjes. Tre persona janë të shtrirë në spital, një grua dhe dy djem, Njëri prej të lënduarve i është nënshtruar një operacioni ortopedik, ndërkaq dy të tjerë janë duke u trajtuar në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit”, ka thënë Jahaj.

Viktima e moshës rreth 18-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Jahaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka dhënë detaje rreth aksidentit.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kanë marrë lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident tragjik. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhël-Suharekë është bllokuar për qarkullim”, ka theksuar Hoxha..

-----