Ballina Lajme nacionale Një urë 15 metra kalohet për 8 minuta/ Banorët e Fushë Krujës...

Një urë 15 metra kalohet për 8 minuta/ Banorët e Fushë Krujës tregojnë rrezikun!

16
SHPËRNDAJE

Ura që përdoret nga këmbësorët në Fushë Krujë është kthyer në një makth për banorët. Për të kaluar nga njeri cep në tjetrën të urës, gjatësia e së cilës nuk shkon më shumë se 15 metra linear, duhen më shumë se 8 minuta.

Siç shihet edhe nga foto numri i njerëzve që e frekuentojnë është i madh, kjo edhe për faktin sepse është ditë pazari.

Një tjetër realitet është se disa objekte që janë fare pranë këtij lumi po i prishin vetë ata. Njerëzit ankohen e kërkojnë që bashkia të vendosi ndonjë polic bashkiak për të disiplinuar gjendjen e krijuar.

Banorët shprehen për problematikën e saj, sepse nuk ka siguri teknike dhe se të paktën duhet të ketë një polic bashkie, sepse rrezikon shembjen për shkak të peshës së madhe.