Ballina Lajme Bota/Rajoni Një uragan shkatërron një qytet, shënohen disa viktima në Rusi dhe erë...

Një uragan shkatërron një qytet, shënohen disa viktima në Rusi dhe erë me shpejtësi mbi 100 km në orë (VIDEO)

65
SHPËRNDAJE

Tre persona kanë humbur jetën nga një uragan që ka goditur Sverdlovskin, pjesën qendrore të Rusisë. Erërat kanë shkulur pemët, shenjat e komunikacionit, duke shkatërruar tarracat dhe kulmet e shtëpive. Fuqia e erërave ka arritur shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë.

Janë dëmtuar edhe objekte të shumta afariste, e në Jekaterinburg erërat kanë shembur një vinç ku si pasojë ka humbur jetën një punonjës. Në qytetin Aramil erërat kanë shkulur kulmin e një objekti shumëkatësh, duke bërë që një burrë të bie për vdekje nga lartësi e madhe

Si rezultat i uraganit kanë mbetur pa energji elektrike mbi 100 mijë banorë të kësaj zone, që thonë se erëra të tilla nuk kanë përjetuar kurrë më parë.

-----